Për të mos ua shkurtuar “afatin e qëndrueshmërisë”, po ju japim disa këshilla të dobishme se si t’i ruani dhe t’i pastroni këpucët e lëkurës. Nëse dëshironi që këpucët e preferuara të lëkurës t’i keni sa më gjatë, patjetër duhet t’i mbroni.
Që këpucët të mos vjetrohen para kohe, ndiqni këto këshilla se si t’i ruani dhe t’i pastroni këpucët.
-Mos i fusni në kuti. Këpucët e lëkurës patjetër duhet të jenë në ajër në mënyrë që të mos tërheqin lagështinë.
-Këpucët e pluhurosura, pastrojini me leckë të pastër dhe të butë, të cilën më parë e keni njomur në ujë të vakët.
-Lërini të thahen në ajër, por jo drejtpërdrejt në rreze dielli.
-Nëse lagen, mos i thani me tharëse flokësh as mos i lini afër radiatorit sepse lëkura mund të thahet dhe të pëlcasë.
-Fusni në to gazeta. Lëkura do të humbë vajrat e veta natyrale, prandaj gjithsesi lyejini me vaj lëkure një herë në dy javë.