Në mjekësi, veshkat njihen të kenë çelësat e pushtetit në organizëm, sepse në këto organe ruhet dhe shpërndahet energjia e dobishme për trupin.
Veshkat filtrojnë gjakun, ekuilibrojnë lëngjet dhe rregullojnë nivelin e aciditetit dhe alkalinës në organizëm. Ato kontrollojnë funksionet riprodhuese dhe janë burim kryesor i gjallërisë.
Ekspertet mjekësorë besojnë se çdo organ apo sistem është përgjegjës për disa aspekte psiko-emocionale të sjelljes sonë.
Një njeri, veshkat e të cilit janë të shëndetshme, ka më shumë zgjuarsi, ndërgjegjësim për veten, dhe një mënyrë racionale të të menduarit.
Veshkat problematike i shkaktojnë njeriut pasiguri, vetmi, humbje kujtese, sjellje impulsive të tepruara. Shëndeti i veshkave nuk duhet anashkaluar dhe kjo nis duke u ushqyer siç duhet.
Këshillat për veshka të forta:
Ushqimet me kripë janë të mira për veshkat, por kripa e tepërt shkakton dëm.
Shmangni ose minimizoni sasitë e kafesë, çokollatës, sheqerit dhe stimuluesve.
Shmangni ushqimet shumë të ftohta dhe pijet me akull.
Pakësoni ose hiqni dorë nga lëngjet e pasterizuara të frutave përveç lëngut të boronicës së kuqe pa sheqer shtesë, e cila i bën mirë veshkave dhe fshikëzës.
Veshkat bëhen më të forta me lëngun e kockave të bagëtisë së ushqyer me bar.
Pini 8-10 gota ujë në ditë, ose lëngje në formën e supës, çajit ose perimeve të ziera.
Gjatë dimrit mund të rrisni pak dozën e kripës së detit dhe yndyrës.
Burimet detare ushqimore janë të rëndësishme. Mund të veçojmë kripën e detit apo peshkun e detit dhe jo atë të rezervatit.
Sigurohuni të pushoni dhe flini mjaftueshëm.
Mos e teproni me të ngrënit dhe mos hani në mbrëmje vonë.
Ruani ekuilibrat e proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave cilësore.
Konsumoni më shumë minerale me ushqimet nga deti dhe algat e ngrënshme.
Frika është emocioni që dëmton veshkat, ndaj përpiquni ta kapërcejeni këtë problem.
Ushqimet që u bëjnë mirë veshkave
Drithërat: Hikrra, orizi i zi dhe elbi.
Bishtajoret: Soja e zezë.
Perimet: Panxhari, gjethet e panxharit, lakra e kuqe, majdanozi, rradhiqja e kuqe.
Frutat: Boronicat, manaferrat, boronica e kuqe, luleshtrydhet, manat, rrushi dhe shalqini.
Farat: Chia, suzami i zi, orizi i egër.
Arrorët: Arrat, lajthitë, gështenjat.
Erëzat: Suzami, turshitë, kripa e detit, salca e sojës, uthulla, çaji jeshil./AgroWeb