Më poshtë keni disa këshilla me vlerë se si ta parandaloni gripin dhe të ftohtin pa ardhur akoma.
Merrni mjaftueshëm vitamin D
Studimet tregojnë se vitamina D aktivizon mbrojtjen e trupit ndaj infeksione. Për ta marrë nga ushqimet është pak e vështirë, por mund të merrni suplemente me recetën e mjekut.
Mbajini duart të pastra dhe larg fytyrës
Edhe pse nuk e vini re, ju e prekni shumë fytyrën. Një studim i vitit 2016 ka zbuluar se një person e prek fytyrën 16 herë gjatë një ore, shkruan revista Ëho. Virusi merret lehtësisht nga duart, prandaj më e mira do të ishte të shmangni edhe takimin e duarve me të tjerët. Përdorni sapun për t’i larë për 20 sekonda ose mbani dizifektues me vete kur nuk mundeni t’i lani.
Dezinfektoni telefonin
Të gjithë e dini që telefoni është burim infeksioni dhe papastërtish, por ka mënyra për ta dizifektuar.
Merrni mjaftueshëm zink
Nëse përdorni tableta që përmbushin nevojat e trupit për zink do të ndaloni prekjen nga viruset ose do të ndaloni përhapjen dhe kohëzgjatjen e tij.