Atmosfera e festave të fundvitit adhurohet nga të gjithë dhe duam të dekorojmë çdo cep të shtëpisë.
1. Shumë ngjyra dhe motive
Topa të kuq, topa ngjyrë floriri, lodra prej druri, pishe false, borë artificiale, shirita të kuq, të gjitha në një. Është mirë të kemi një koncept në mendje kur dekorojmë pemën tonë. Nuk ka nevojë të jetë minimale, thjesht ngjyrat dhe motivet e dekorimeve duhen kombinuar mirë pa ekzagjeruar në shumëllojshmëri ngjyrash.
2. Nuk kemi plan
Duke filluar dekorimin pa një planifikim, ne përfundojmë duke blerë zbukurime të reja të cilat, në fund, qëndrojnë në kuti. Ne humbim kohë dhe para, ndërsa përfundojmë duke përsëritur dekorimin e vitit të kaluar.
3. Nuk vendosim shijet tona personale
Çfarë do të thotë nëse pema nuk ka shijen tonë personale? Është mirë të frymëzohesh, por nuk duhet të kopjojmë dekorimin më të veçantë të vitit. Janë detajet, ato që bëjnë diferencën.
/Priza.al/