Ja disa nga zbulimet arkeologjike të vitit 2022

Një tunel që mund të zbulojë varrin e Kleopatrës

Zbulimi i varrit të humbur të Kleopatrës do të ishte një nga gjetjet më të rëndësishme të kohës. Një ekip i Universitetit të Santo Domingos në Republikën Domenikane mund të ketë gjetur hyrjen e këtij varri. Në nëntor, Ministria egjiptiane për Turizmin dhe Antikitetet njoftoi se ekipi kishte gjetur një tunel rreth një kilometër të gjatë, të vendosur më shumë se 40 metra nën tokë, në një tempull në qytetin e shkatërruar të Taposiris Magna. Deri më tani, gërmimet në Egjipt kanë gjetur më shumë se 1500 objekte, duke përfshirë statuja dhe monedha por zbulimi më interesant është kompleksi i tuneleve që të çojnë në Detin Mesdhe dhe në strukturat e fundosura.

Autoportreti i Van Gogh

Ekziston një autoportret shumë i njohur i Van Gogh dhe ai fshihet pas një pikture të një gruaje fshatare. Kërkuesit në Skoci përdorën rrezet X në një prej portreteve të tij nga viti 1885 dhe zbuluan pamjen e vetë artistit pas shtresave të kartonit dhe ngjitëses. Van Gogh ishte i njohur për ripërdorimin e pikturave për të kursyer para, sipas Galerisë Kombëtare të Skocisë (NGS), ku u bë zbulimi. Mbetet për t’u parë nëse autoportreti do të jetë në gjendje të ndahet në mënyrë të sigurt nga piktura, pasi vepra është ende në studim.

Diamant masiv rozë i gjetur në minierat e Angolës

Këtë verë, minatori australian Lucapa Diamond Company njoftoi se mund të ketë gjetur diamantin më të madh rozë në 300 vjet. Guri i çmuar prej 170 karatësh, i quajtur “Trëndafili Lulo”, u gjet në Angola dhe u “festua” si një zbulim historik nga qeveria.

Diamantet rozë, të cilët janë më të rrallë se ato të bardhë, janë shitur gjithmonë shumë shtrenjtë në ankande. “Diamanti i yllit rozë”, 59,60 karat me madhësi sa një luleshtrydhe theu rekorde në 2017 kur u shit për mbi 71 milionë dollarë.

Një qytet i madh romak i gjetur në Mbretërinë e Bashkuar

Ndërtimi i një projekti hekurudhor në Angli, ka çuar rastësisht në një nga zbulimet më të rëndësishme të vitit – mbetjet e një vendbanimi tregtar romak pranë Northamptonshire. Zbulimi i bërë në janar përfshinte një rrugë rreth 30 shtëpi të rrumbullakëta, si dhe furra, puse, bizhuteri, objekte qeramike dhe më shumë se 300 monedha romake.

Bazuar në gjetjet, besohet se vendi, i njohur si Blackgrounds, dikur ishte një zonë e zhurmshme, me shumë banorë të pasur si dhe me tregti dhe industri të zhvilluar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *