Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaron se demokratët janë të gatshëm për çdo situatë, ndërsa foli mbi aludimet për një përplasje të mundshme në selinë blu.
Basha tha në emisionin “Real Story” se e mira është që të mos preket asnjë fije floku e të mos thyhet asnjë xham sepse demokratët nuk kanë sherr mes veti. Ai thekson se krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i rëndë i Sali Berishës.
Pyetje: Çfarë e bëri Berishën dhe mbështetësit e tij të mos bënte atë që ne nuk do donim të ndodhte atë natë?
Basha: PD dhe demokratët janë gati t’i përgjigjen çdo situate. E mira është që mos cenohet asnjë fije floku, të mos thyhet asnjë xham, sepse demokratët nuk kanë sherr mes veti, ne jemi në një tollovi të krijuar nga një person të shpallur “non grata”. E vërteta nuk është ajo që thotë Berisha, e vërteta është në sytë e gjithësekujt. Krijimi i një realiteti paralel për të përplasur demokratët është faji më i rëndë i Berishës. Duke manipuluar emocionet, zhgënjimet e njerëzve që kanë dhënë gjithçka, edhe për shkak të masakrës zgjedhore, janë në një gjendje jashtëzakonisht të rëndë. Duan të shohin një rrugë përpara. Rruga e tij politike ka mbaruar në 19 maj. Do kishte qenë në nderin e tij, nëse do ishte ndalur një moment dhe do ta kishte bërë realitet fjalën që u dha demokratëve. Ka një PD me një lidership vërtet të ri por të maturuar. Për të shmangur çdo provokim dhe për të mos rënë pre e provokimeve që janë të qarta për të mos përdorur demokratët si mish për top.
/Priza.al/