Emisioni “Piranjat” ka futur në kurth Kujtim Gjuzin, duke i bërë një kamera të fshehtë duke e bërë që të besonte se “ai lartë”, pra Rama e kishte propozuar për drejtor të RTSH-së.
Gjatë kamerës, Gjuzi me qëllim që të rriste besimin e agjentit të “Piranjave”, duke i besuar ” i ka treguar atij një video erotike duke pretenduar se në të ishte filmuar një politikan shumë i njohur në Shqipëri duke kryer marrëdhënie seksuale me sekretaren e tij jashtë Shqipërisë.
Sakaq, nuk është bërë ende e ditur nëse bëhej apo jo fjalë për politikanin e njohur, edhe pse nga pamja, mashkulli në video, ngjan me politikanin që pretendon Gjuzi.
Gjuzi ndër të tjera pohoi se videon ia ka dërguar 11 gazetarëve si edhe Sali Berishës.