Mes lotësh Alvisa ka kërkuar dje largimin nga programi, ndërsa ka treguar se gjithçka e ka bërë sepse ka përjetuar dhunë nga Hyseni. Në emisionin Për’puthen Prime, Hyseni ka zbuluar se kanë mbajtur lidhje jashtë programit, ndërsa Alvisa ka treguar se ka marrë kërcënime nga më të ndryshmet.
Me lot në sy, Alvisa ka treguar se gjithçka e ka bërë që të mos kërcënohet dhe të mos keqtrajtohet. Ndërsa Hyseni pretendon se e ka gërvishtur veten për ta akuzuar për përdorim dhune.
Alvisa: Nuk e kam mohuar që kam pasur kontakt. Jam munduar me të gjithë forcën time që të mos hynte këtu. Që kur ka hyrë ai, kam qenë shumë keq dhe kam bërë çmos që të mos hyj në emision. Jam përpjekur ta zgjidh me konsensus. Është e qartë që nëse do të doja atë, nuk do të takoja Bashkimin. Unë kam 2 javë që flas ditë e natë me Bashkimin.
Hyseni më ka carë gomat e makinës më ka kërcënuar. Dua të marr celularin dhe të nxjerr të gjithë shenjat. Nuk mund ta dua një njeri të tillë. Do jua tregoj çfarë më ka bërë ai lloj mashkulli. Se çfarë më ka bërë ai mua, e di shpirti im çfarë ka hequr. Gjithçka që kam bërë me ty i kam bërë që të mos më kërcënoje e të mos më keqtrajtoje.
Hyseni: Do gërvishtësh veten sikur kam përdorur unë dhunë, ose e ke bërë sot, ose do e bësh tani.
/Priza.al/