Ja kush është 27-vjeçari shqiptar i arratisur nga burgu në Itali/ Sharroi hekurat natën e Vitit të Ri! Mediat italiane: Është i paskrupullt

Kristjan Mehilli është 27-vjeçari shqiptar që u arratis nga burgu i Vercellit në Itali natën e Vitit të Ri,  duke sharruar hekurat e qelisë dhe duke zbritur me çarçafë nga kati i katërt i burgut. Referuar mediave italiane 27-vjeçari është një i rrezikshëm dhe i paskrupullt.

Kristjan Mëhilli u arrestua nga karabinierët e Casale Monferrato, së bashku me tre bashkatdhetarë të tjerë. Ai ishte pjesë e bandës që kryente grabitje në vila në zonat Alessandria, Casalese dhe Vercelli. Mëhilli duhet të vuante dënimin deri në vitin 2029.

Të armatosur dhe të dhunshëm, të katërt anëtarët e bandës ku Kristjan Mëhilli bënte pjesë kishin terrorizuar pjesën më të madhe të Piemontes.  Me Mëhillin, që banonte në Tortona, u arrestuan edhe Çesk Thani, Augustin Pjetergjokaj dhe Kristjan Keci. Banda goditi jo vetëm në zonën tonë, por edhe në Bresciano dhe në provincën e Bergamos. Në një rast pronari i vilës u detyrua të binte në gjunjë dhe u rrah për vdekje për të treguar kombinimin e kasafortës. Kur Mëhilli dhe bashkëpunëtorët e tij u arrestuan, karabinierët gjetën armë, plumba, mjete vjedhjeje.

Akuzat ndaj tyre ishin për bashkim kriminal me qëllim kryerjen e grabitjeve të banesave dhe armëmbajtje pa leje dhe sende të afta për ofendim dhe vjedhje, marrja e sendeve të vjedhura, lëndime të rënda personale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *