I ftuar në një intervistë televizive, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se nuk mund të dallojmë ku fillon krimi dhe ku mbaron politika.
Ai theksoi se teksa ka ndjekur konfliktin e dy grupeve kriminale, që kishin edhe mbështetje politike, çuditërisht shfaqet në skenë një grup vrasësish që nuk po ndiqnin skemën që kishin ndjekur ngjarjet e deri atij momenti në Elbasan.
Hoxha tha se kemi një grup kriminal që bën vrasje por nuk i djeg makinat.
“Nuk digjeshin më makinat. E kam thënë, që kur bëhet një vrasje, zjarrfikësi duhet të jetë gati se një makine do t’i vihet shkrepësja.
Nga fundi i vitit 2018 ndodhi një ngjarje, masakra e Bradasheshit, u vranë tre shtetas, mes tyre një turk, sa kishin ardhur nga Holanda, deri në dhjetor 2019 ndodhën 7 vrasje, dhe 7 personat sapo kishin ardhur nga jashtë. Po i vriste dikush që kishte informacion të klasifikuar.”-tha Hoxha.