Ja kushti i Bullgarisë për Maqedoninë e Veriut

Rreth 170 deputetë në parlamentin me 240 vende e mbështetën deklaratën, 37 ishin kundër dhe 21 abstenuan. Të dy deputetët e koalicionit qeverisës në largim dhe nga partia kryesore opozitare GERB votuan “Po” për mocionin.

 Por cfarë parashikon kjo deklaratë:

Deklarata, në thelb, pranon të ashtuquajturin propozim francez për një përparim , i cili iu dorëzua zyrtarisht të dyja palëve javën e kaluar si një përpjekje e fundit për të zgjidhur mosmarrëveshjen, por që thuhet se nuk ka marrë ende një formë përfundimtare që do të të jetë i pranueshëm për të dyja palët.

Në këtë drejtim, deklaratat e parlamentit bullgar vendosin parakushte shtesë, të cilat nëse plotësohen, mund të rezultojnë në heqjen e vetos.

 

  1. Deklarata kërkon garanci se performanca e Shkupit për fqinjësinë e mirë do të mbetet një “kriter horizontal” gjatë gjithë procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, dhe se Komisioni Evropian duhet të informojë Këshillin për këtë çështje përpara çdo konference ndërqeveritare.

 

  1. Parlamenti gjithashtu dëshiron “përmirësimin” e projekt-kornizës negociuese të Brukselit për Maqedoninë e Veriut “për të pasqyruar më qartë pozicionin se asgjë në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE nuk mund të interpretohet si njohje bullgare e ekzistencës së një gjuhe “maqedonase”

 

Rruga e Maqedonisë së Veriut drejt bisedimeve të anëtarësimit në BE është bllokuar nga qeveria në Sofje që nga viti 2020 për të ashtuquajturën “mosmarrëveshje historike”. Bullgaria këmbëngul se identiteti dhe gjuha maqedonase janë me origjinë bullgare dhe se bullgarët janë të shtypur në Maqedoninë e Veriut dhe duhet të përfshihen në preambulën kushtetuese të vendit, ndër të tjera, si një etni shtet-themelues.

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, hodhi poshtë draft versionin e propozimit francez, në formën e tij aktuale.

“Ne do të qëndrojmë në komunikim, duke pritur të shohim se çfarë do të japë Franca si propozim përfundimtar”, tha ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani për mediat në Shkup menjëherë pas vendimit të parlamentit bullgar.

Të enjten, në samitin BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel , Kovaçevski nënvizoi se që propozimi i presidencës franceze të BE-së të funksionojë, marrëveshja duhet të garantojë gjëra kyçe për vendin e tij.

Midis tyre është një formulim i qartë për gjuhën maqedonase në kornizën negociuese si dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas, një marrëveshje që çështjet historike nuk mund të jenë kriter në kuadrin negociator.

Maqedonia e Veriut, e cila ka pritur 17 vjet për të hapur bisedimet e anëtarësimit, e bllokuar fillimisht nga Greqia fqinje dhe tani nga Bullgaria.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *