Të gjithë zgjedhin detin gjatë periudhës së verës për t’u relaksuar. Problemi i vetëm bezdisës pasi largohemi është rëra dhe gjëja e vetme që duhet të bëjmë është ta largojmë nga trupi dhe rrobat e banjos– siç dihet nuk është aspak e thjeshtë.
Ekziston një mënyrë që ndoshta deri më tani s’e keni ditur. Çelsi është pudra e fëmijëve.
Pas plazhit mund të aplikoni pak pudër në dorë dhe ta përhapni në çdo sipërfaqe të trupit. Rëra do të bjerë menjëherë.
Kjo mënyrë është mjaft efektive edhe për këmbët, kështu që përsërite ‘larjen’ me pudër disa herë derisa të kesh eliminuar çdo shenjë rëre.
Si ta largosh rërën nga rrobat e banjës?
Rëra në rrobat e banjës nuk është as higjienike, as estetike dhe as një aleat për jetëgjatësinë e rrobave të banjës.
Si të veprosh për ta larguar nga rrobat?
Fillimisht futini në ujë dhe lajini me detergjent të butë pa e dëmtuar materialin. Lërini pak në ujë para nderjes.
Nëse edhe pasi janë tharë nuk e kanë humbur rërën ndizni tharësen e flokëve në temperaturë të ulët dhe drejtoje rrymën e ajrit nga rrobat e banjës derisa të largohet edhe grimca e fundit e rërës.
/Priza.al/