Ja një kuriozitet që nuk e keni ditur për ditën e hënë, ‘mallkimi’ nga i cili duhet të bëni kujdes

E hëna siç e dimë të gjithë është gjithmonë e vështirë. Rifillon ritmi i ethshëm i javës dhe stresi zëvendëson paqen dhe relaksin e fundjavës. Bie alarmi i orës, trafiku, nxitimi, pastaj shefi futet në zyrë dhe na mbush me detyra dhe drita e fundjavës bëhet e largët dhe duket e paarritshme.

Gjithë kësaj i shtohet një tjetër informacion që e bën të Hënën një ditë fatale të javës, një kuriozitet që të bën të mendosh: Ataku në zemër. Është treguar se infarkti dhe sëmundjet kardiovaskulare janë më të shpeshta në mëngjes herët dhe veçanërisht të hënën. Sipas studimeve të fundit, në fakt, orët e mbrëmjes nuk janë orët më kritike, por orët e para të mëngjesit (afërsisht nga ora gjashtë deri në 12), trupi ynë i nënshtrohet një rreziku më serioz dhe më të lartë.

E hëna është në fakt dita më e keqe, veçanërisht në dimër: gjasat për një atak në zemër në fillim të javës janë rreth 13 për qind më të larta se në ditët e tjera të javës, dhe përsëri të hënën sulmet në zemër janë shpesh më të rënda. Natyrisht, e gjithë kjo duhet të lidhet me faktorë rreziku si duhani, hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe mbipesha. Një arsye e mirë për ta parë të hënën me sy të rinj dhe më të qetë.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *