Ja përse femrat përzenë partnerin nga shtrati

Marrëdhënia seksuale është një pjesë shumë e rëndësishme në një lidhje, por ka raste kur gjërat ndryshojnë dhe partnerja refuzon të ketë marrëdhenie intime me bashkëshortin.

Seksologët theksojnë se janë pesë elemente apo shkaqe pse bashkëshortet refuzojnë seksin sa herë që bashkëshorti i tyre e kërkon atë.

1.Ajo nuk kënaqet më prej tij – shpesh në martesë edhe seksi kthehet në “detyrë shtëpie”, e burrat mendojnë më shumë për vete se për femrën, për këtë seksologët këshillojnë më shumë kujdes.

2.Ajo nuk ndihet më seksi – kryesisht pas të bërit nënë, trupi i femrës ndryshon, e ajo më shumë se kushdo ndjen diferencën, ndihet shpesh e pakënaqur me formën e saj të re, për të është detyrë e mashkullit të saj ta bëjë të ndjehet mirë dhe që është ende e dëshirueshme për të.

3.Uria seksuale te femra është më e ulët se te meshkujt – kur femra është në një raport të gjatë e të qëndrueshëm uria e saj për seks bie, në kundërshtim me ç ‘ndodh me meshkujt, ajo fokusohet më shumë te kërkesa për ledhatime, e për të tejkaluar edhe këtë pengesë duhet durim nga meshkujt dhe kujdes në përmbushjen e vëmendjes së dëshiruar pas martese.

4.Ajo është e lodhur dhe e stresuar – shtëpia, përtej punës, mbajtja e fëmijëve, kujdesi për ta, ushqimi etj, e lodhin shumë një femër, duke i marrë shumë kohë e duke i lënë pak kohë për veten. Bëhuni bashkëpunues në shtëpi, me fëmijët, jini ndihmë duke i mundësuar të ketë kohë për vete, dhe ajo do të jetë e disponueshme për çdo kërkesë.

5.Ajo fokusohet të jetë Nënë, jo Bashkëshorte – femrat kur janë nëna synojnë të jenë nëna perfekte në gjithçka, duke ju përkushtuar fëmijëve e shpesh edhe duke neglizhuar pjesën tjetër të botës, është detyrë e bashkëshortit të flasë me të për mënyrën si ndihet, për vëmendjen që keni nevoje, pa dialog s’mund të ketë jetë seksuale të kënaqshme.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *