Një ceremoni betimi e një çifti gjatë dasmës së tyre ka ngjallur reagime në TikTok, ku komentuesit e kanë cilësuar sjelljen e dhëndrit jo etike ndaj nuses. Klipi që zgjat disa sekonda numëron më shumë se 9 milionë shikime tregon momentin kur i riu në vend që të jepte deklarata dashurie dhe besnikërie të përjetshme, ai flet për të pasmet e gruas.
“Premtoj që do t’i godas në çdo rast. Kaq kam për të thënë. Kjo është gjithçka që do të them”, shprehet ai duke qeshur, ndërsa dasmorët e shikonin të shtangur.
Videoja e betimit të martesës së çiftit u bë virale, ku shumë komentues e krahasojnë atë me klipe që tregojnë rrëfime romantike të dhëndërve, premtime dashurie, mbështetjeje dhe respekti të përjetshëm.
“Edhe nëse bëjnë shaka në këtë mënyrë me njëri-tjetrin, betimet e dasmës duhet të jenë serioze”, thuhet në një tjetër postim.