Ja pse është e rëndësishme leja mestruale sipas deputetit!

Prej disa ditësh është bërë virale një deklaratë e deputetit të Partisë Socialiste, Erion Braçes, i cili propozoi që vajzave dhe grave në Shqipëri t’u njihet e drejta për të marrë raport gjatë ciklit menstrual.

Këtë deklaratë ai e bëri në Komisionin e Ekonomisë teksa diskutohej buxheti për Ministrinë e Shëndetësisë.

Së fundmi i ftuar në emisionin “Wake Up” ai foli pikërisht për këtë çështje. Sipas tij ky propozim në Europë ka ardhur shumë vonë pasi në Japoni ekziston ky ligj që në vitin 1946.

 

 

“Propozimi nuk vjen nga hiçi. Që në vitin 2006 Parlamenti Europian ka votuar një direktivë të Bashkimit Europan për të dyja propozimet edhe për ciklin menstrual të vajzave dhe grave, por edhe për barrierat fiskale për paketat higjieno-sanitare. Në krahun tjetër në vitin 2011 ka një rezolutë në Parlamentin Europian akoma më të qartë sesa direktiva dhe që e tejkalon direktivën sa kohë që flet për një çështje të shëndetit të grave dhe vajzave, e mbi të gjitha në një dimension kritik që është shëndeti seksual dhe riprodhues, janë të rëndësishme për një shoqëri dhe jo vetëm për gratë dhe vajzat. Japonia e ka bërë këtë fill pas luftës që në vitin 1946, shekullin e shkuar dhe unë habitem pse në Evropë vjen kaq vonë”,- tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *