Të gjithë amvisat duhet të tregojnë një kujdes të veçantë në larjen e rrobave, pasi rezulton se shumica bëjnë një gabim të madh kur lajnë të brendshmet së bashku me çorapet. Dikur këto dy veshje laheshin veç në dorë, në enë të veçanta dhe kishte një arsye të mirë për këtë.
Nëse nuk keni një lavatriçe të re, rezulton që rrobat e vogla të ngecin, si çorapet ashtu dhe të brendshmet do të ngesin në kazan. Përpos kësaj, duke larë njëkohësisht mbathjet, sytjenat dhe kanatjeret me çorapet, të cilat përgjithësisht i mbajmë veshur gjithë ditën, ato ju dëmtojmë edhe anën higjienike.
Ekspertët paralajmërojnë se të larja e këtyre rrobave së bashku rrezikon përhapjen e baktereve dhe patogjenëve të tjerë. Që virusi dhe mikrobet të zhduken plotësisht, nevojitet që temperatura e ujit duhet të jetë së paku 60 gradë. Kërpudhat shkatërrohen vetëm nëse temperatura e ujit (me detergjent) është mbi 80 gradë, dhe pas 20 minutash.
Pra, nëse e ndizni makinën në modalitetin ekonomik, nuk do ta zgjidhni problemin.