Ja pse u anulua takimi Kurti- Vuçiç. Beogradi në telashe të mëdha

Kryeministri Albin Kurti, në konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë tha se ishte paraparë që të ketë takim në Bruksel me presidentin serb Vuçiç këtë javë por që është kërkuar të shtyhet nga pala serbe.

Ne duam dialog për marrëveshje, jo dialog për dialog. Kjo marrëveshje në parim dhe në thelb është e qartë. Është marrëveshje ligjërisht e obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve e cila në qendër ka njohjen reciproke. E thotë Shtëpia e Bardhë me presidentin Biden, e thotë Departamenti I Shtetit me Sekretarin Blinken, e thotë Berlini zyrtar me kancelarin Scholz dhe e thotë Brukseli me Parlamentin Evropian dhe tash Beogradi është në siklet. Por ky nuk është sikleti ynë është I tyre, ne jemi të gatshëm të përgjegjshëm dhe cka do të ndodhë në të ardhmen po të varej nga ne është e qartë por nuk varet vetëm nga ne”, tha Kurti.

“Ka pasur gjasa shumë të ndodhë një takim këtë javë mes meje dhe presidentit serb, Vuçiq, por kanë qenë përsëri ata që kanë kërkuar të shtyhet kjo gjë.  Pra, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në veri, janë ata që po i shtyjnë takimet në Bruksel, çfarëdo preteksti që përdoret janë përpjekje për tu shfajësuar, në rastin kur fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, tha ai.

 

Duke folur për moszbatimin e afateve për udhërrëfyesin për energjinë, Kurti tha se Elektrosever s’ka dorëzuar me kohë regjistrin e konsumatorëve në veri, duke kërkuar reagimin e Brukselit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *