Ja sa do të paguhet Luiz Ejlli në koncerte pas daljes nga shtëpia e BBV

Luiz Ejlli është banori i “Big Brother VIP” i cili pati rikthimin më të fuqishëm në vëmendjen e publikut për shkak të pjesmarrjes në këtë reality show.

Kjo u bë shkak që edhe krijimtaria e tij artistike të rikthehej gjithashtu në vëmendje.

Pasi Luizi u bë kryefjalë e BBV, këngët e tij të para shumë viteve filluan të dëgjoheshin sërish e të rriteshin ndjeshëm në klikime.

Përpos tyre, Luizi publikoi edhe dedikimin emocionues për Kiarën me ndihmën e produksionit.

Tashmë që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë, pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta.

Po përflitet se pagesa që Luizi do të marrë në koncertet e tij, varion nga 5 deri në 10 mijë euro për një koncert.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *