Khaby Lame u bë personi më i ndjekur në rrjetin social TikTok këtë vit. Tani ai është pothuajse gati për të hyrë në një fazë tjetër të karrierës së tij. Lame, i cili është i famshëm për videot e tij ku ironizon njerëzit që i japin situatave të thjeshta zgjidhje të vështira, ka një histori vërtet frymëzuese, duke u kthyer për pak kohë nga një punëtor fabrike në një përfaqësues i “Boss”. Mesa duket ai tani i ka kthyer sytë nga Hollywood, duke thënë për “Fortune” se ëndrra e tij është të fitojë një Oscar.
Megjithatë tani Khaby është në rrugën e duhur për të fituar rreth 10 milion dollarë këtë vit nga TikTok dhe sipërmarrje të tjera ku është i përfshirë. Këtë e konfirmoi edhe menaxheri i tij, Alessandro Riggio, i cili jeton me Lame në një apartament në Milano. Riggio tha se Khaby fiton 400.000 dollarë për çdo postim të sponsorizuar dhe është në rrugën e duhur për të fituar 10 milion dollarë këtë vit.
Ndoshta disa njerëz do të kënaqeshin me kaq, por Lame ka plane edhe më të mëdha. Ai ka bashkuar forcat me Riggio për të nisur një agjenci krijuese të quajtur “Iron Corporation”, me të cilën planifikojnë të krijojnë filma, ndërsa vetëm muajin e kaluar ai ka arritur të marrë nënshtetësinë italiane.
Por përse 22-vjeçari paguhet kaq shumë për postimet në rrjetin social më të famshëm të momentit? Sepse ai ja ka kaluar Charli D’Amelio-s në qershor, me 149.5 milion ndjekës në llogarinë e tij në TikTok, duke u bërë personi më i ndjekur në botë.