Ja shenjat që tregojnë nëse është duke ju hakeruar celulari

Shpesh na ndodh të mendojmë se dikush po na kontrollon ose përgjon telefonin, por për të qënë të sigurt mbi këtë ndjesi ekspertët janë mbledhur dhe kanë nxjerrë disa konkluzione që vërtetojnë se ky dyshim mund të jetë i vërtetë.

Ja kush janë shenjat që telefoni juaj po hakerohet

Pajisja juaj dërgon ose merr mesazhe të çuditshme.

Nëse miqtë tuaj marrin mesazhe që ju nuk i keni dërguar, diçka nuk është në rregull. E njëjta gjë është e vërtetë me emailet. Në mënyrë të ngjashme, marrja e mesazheve që nuk janë të destinuara për ju është një shenjë negative.
Bateria e pajisjes suaj mbaron shumë shpejt
Sigurisht, jetëgjatësia e baterisë bie me kalimin e kohës, por nëse vëmë re një ndryshim të papritur, mund të nënkuptojë se disa malware po funksionojnë në sfond, duke e zbrazur baterinë më shpejt.
Pajisja juaj po nxehet më shumë se zakonisht
Ashtu si më parë, kur disa malware funksionojnë vazhdimisht në sfond, ai bën që procesori të nxehet, në nivele ku tani vërehet se diçka po ndodh. Disa faqe interneti duken ndryshe nga më parë
Shumë programe “ndërmjetësojnë” midis shfletuesit të pajisjes tuaj dhe internetit, duke “lexuar” kështu të gjitha të dhënat që dërgoni dhe merrni. Ky funksion mund të ndikojë në pamjen e disa faqeve të internetit.
Disa aplikacione ndalojnë së punuari normalisht
Nëse kjo ndodh, programet mund të përpiqet të përgjojë të dhënat prej tyre, duke ndikuar kështu në funksionimin e tyre të qetë.
Fatura e telefonit celular vjen ‘e fryrë’
Hakerat e sofistikuar mund të përfitojnë nga një dobësi në pajisjen tuaj dhe të bëjnë thirrje në linja të huaja që paguajnë shuma të tepruara. E njëjta gjë vlen edhe për mesazhet.
Dritaret pop-up shfaqen pa asnjë arsye
Ashtu si në kompjuterët tanë, ashtu edhe në pajisjet tona celulare, programet përdorin dritare “pop-up” për t’i kërkuar përdoruesit të ndërmarrë disa veprime.

 

/alfapress

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *