Ditën e sotme, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij Vlera Devolli do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë. Mbrëmjen e djeshme është mbajtur ceremonia e parë e martesës në qytetin e Pejës, nga ku Arbri publikoi vetëm një foto nga përgatitjet për ditën e madhe.
Sot teksa jemi disa orë para ceremonisë së çiftit në Tiranë ju tregojmë një foto si duket nusja e Arbër Hajdarit.
Partnerja e Arbrit ka zgjedhur të veshë një fustan pas trupit, flokët ka vendosur t’i kapë gjysëm dhe një make up natyral. Vlera është vajza e biznesmenit të njohur Blerim Devollit. Para disa muajsh çifit janë fejuar në qytetin e Tiranës.
Rikujtojmë se së fundmi, Arbri ka publikuar një foto në ‘Instastory’ teksa shihet i veshur me kostum si dhëndër. Ai ka zbuluar vetëm kostumin, por pa treguar fytyrën e tij.