Nëse keni probleme me irritimin e lëkurës në zonën intime, atëherë ka një zgjidhje për ju. Aspirina mund të bëjë mrekulli për të shëruar irritimet e lëkurës e sidomos kur problemet e lëkurës shtohen për shkak të qimeve që dalin.
Acidi salicilik që përmban aspirina shërben në formën e një scrub-i që i ndihmon qimet të dalin e të mos bllokohen nën lëkurë. Për të krijuar një lloj paste me aspirinë, merr 3-4 kokrra dhe futi në një filxhan me pak ujë.
Krijo një lloj paste të trashë. Aplikoje si maskë në zonën e bikinit (në zonat e irrituara) dhe lëre të thahet.
Pas disa minutave, shpëlaje me ujë të bollshëm.
Me një pastë të tillë, mund të eliminosh të gjitha llojet e puçrrave në zonat problematike. Mbaje për 2 minuta dhe pastaj shpëlaje.