Dashi
Dashi është një shenjë impulsive dhe kur ështe në humor të keq e ka shumë të vështirë që të kontrollojë agresivitetin e tij. Ndaj dhe nëse qëndroni para një Dashi që nuk është në humor bëni mirë të largoheni me qetësi se nuk dihet se çfarë mund t’ju ndodhë.
Demi
Demi është shumë i qetë dhe në shumë pak raste ndodh që të mos jetë në humor të mirë. Gjithsesi kur ndodh kjo ai do të bëhet shumë negativ do të mbyllet në vetvete dhe do të fillojë të ankohet për gjithçka.
Binjakët
Binjakët nuk kanë nevojë për një arsye specifike për të qenë në humor të keq. Pesonaliteti i tyre jo i qëndrueshëm bën që ata të shkojnë në shtrat të lumtur në darkë dhe të zgjohen me “turinj të varur”. Mundohuni t’i qëndroni larg, sipas binjakëve fajin për gjendjen e tyre emocionale e kanë gjithmonë të tjerët.
Gaforrja
Kur nuk është në humor Gaforrja mbyllet në vetvete dhe bëhet e pandjeshme ndaj botës jashtë. Ajo nuk dëshiron të flasë dhe dëshiron që të qëndrojë vetëm. Ajo i jeton ndjesitë në ekstrem, kështu që në momente inati është e pamundur që ta bësh të arsyetojë.
Luani
Luanit nuk i pëlqen të jetë i mënjanuar. Kur nuk është në humor, bëhet shumë dramatik, madje mund të bëhet agresiv dhe arrogant.
Virgjëresha
Sigurisht kur nuk është në humor Virgjëresha bëhet histerike. Mund të ketë disa reagime shumë impulsive si dhe mund të gjuajë me shkelma apo të bërtasë. Kur nuk është në humor ajo mund të thurë plane shumë të liga.
Peshorja
Zakonisht, ajo nuk e tregon pakënaqësinë pasi ka një mënyrë të vetën që e ndihmon në zgjidhjen e problemeve. Peshorja ka një elegancë të lindur, por kur është me nerva e humb klasin dhe në disa raste mund të humbë edhe logjikën.
Akrepi
Akrepi jeton çdo ndjesi në mënyrë intensive, ndaj dhe inatin e humorin e keq e përjeton po njëlloj. Në ato momente duhet t’i qëndrosh afër, ose do të përballesh me një furtunë emocionale që mund të shkatërrojë çdo gjë mes jush.
Shigjetari
Ai qesh me vete edhe në momentet më të vështira, por kjo nuk është diçka që zgjat shumë. Kur nuk mund të mbajë më inat, fillon duke thënë çdo gjë që mendon, pa menduar se sa mund t’i lëndojë të tjerët.
Bricjapi
Kur nuk është në humor, Bricjapi bëhet akoma më autoritar se zakonisht. Ai shndërrohet në një njeri arrogant, agresiv dhe fillon t’i gjykojë të tjerët pa shkak.
Ujori
Kur Ujori nuk është në humor, mund të krijojë konflikt shumë lehtësisht me këdo që nuk e mbështet në idetë e tij. Zakonisht momentet e tilla për të shoqërohen edhe me një ndjesi ankthi. Sigurisht që mundohet ta kontrollojë veten, por nuk ja arrin dot kurrë.
Peshqit
Peshqit nuk para kanë sjellje tipike agresive kur janë në humor të keq. Ata njihen për sjelljet e tyre pasive agresive. Me anë të së cilave arrijnë të bëjnë këdo të ndjehet keq duke bërë viktimën.