Ja si reaguan prindërit e Megi Pojanit, pas puthjes në buzë me balerinën

E mbani mend momentin kur Megi Pojani dhe Lori Bala shkëmbyen një puthje në buzë gjatë një kërcimi në skenën e “Dancing With The Stars”?

Kjo skenë u komentua shumë në media, madje nervozoi edhe konkurrentët e tjerë, ku Ardit Cuni u shpreh se sipas rregullit të produksionit, në studio nuk lejohet të dilet nga skenari i caktuar në prova.

Në lidhje me këtë së fundmi e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Megi foli për eksperiencën në “DWTS”, ndërsa moderatoren e pyetën se si reaguan prindërit për puthjen skenike që ajo shkëmbeu me balerinën. Ajo u shpreh se:

“Babi im… po flas për babin sepse për ne gjithmonë ka qenë figura më autoritare, e kemi pasur shumë frikë, po të më fliste babi e kisha lotin gati, sepse kishte prezencë në shtëpi… Por një gjë ai e thoshte gjithmonë: ju e keni babin artist, unë i kuptoj të gjitha,”-shtoi Megi.

Kujtojmë që në puntatën e radhës së “Dancing With The Stars” të gjithë konkurrentet do të kërcejnë me një person të dashur. Megi do të kërcejë pikërisht për dy motrat e saj, Ina dhe Marsela.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *