Këngëtarja e njohur, Fifi ka qenë gjithmonë e hapur, kur bëhet fjalë për jetën private. Së fundmi, ajo nuk ka nguruar të dalë publikisht dhe me partnerin e saj, Adisin, i cili i ka rrëmbyer zemrën prej një viti.
Këtë dhjetor çifti kanë festuar përvjetorin e parë dhe padyshim nuk kishte se si të mungonte një urim nga Fifi. Ajo ka ndarë në Instagram një foto nga koncertet, të cilën e ka shoqëruar edhe me një dedikim tepër të ndjerë.
Ndër të tjera, këngëtarja thotë se dashuria e saj po rritet çdo ditë e më shumë.
“Sot 1 vit me pare t’kom bo temin .. sot 1 vit me pare ti kishe frike qe une s’do jem e jotja .. e sot 1 vit me pare une i premtova vetes dashnine tande pavaresisht atyre gabimeve te vogla tuat qe une i di..
Qe dashnia jem per ty vec do rritet ma shume e do mundohem mos te te zhgenjej per kete te jesh I bindur e te betohem ne dashnine tone. TE DUA NUSHI TE DASHUROJ NINXHA JEM !! #1stanniversary”, ka shkruar Fifi krahas fotos.
https://www.instagram.com/p/CmUYKjetxzJ/?utm_source=ig_embed&ig_rid=fb0ac63a-4657-42c9-8b7c-7476d70887a3
Rikujtojmë se në periudhën që artistja u njoh me Adis Patushin, Fifi ishte kryefjala e mediave rozë, pasi sapo kishte lënë lojën e “Big Brother VIP”.