Ja talenti i Empolit që mund të zëvëndësojë Brahim Diaz te Milan

AC Milan mund t’i drejtohet Tommaso Baldanzi-t të Empolit gjatë verës nëse nuk janë në gjendje të mbajnë mesfushorin spanjoll Brahim Diaz në klub.

Siç është raportuar, mesfushori sulmues i Empolit ka vazhduar të impresionojë një numër klubesh të mëdha dhe Milani është një prej tyre.

Duke pasur parasysh profilin e tij dhe disponueshmërinë e pritshme gjatë verës, ekziston mundësia se Milani mund të zëvendësojë Diaz me Baldanzin nëse nuk mund të arrihet një marrëveshje me Real Madridin për të nënshkruar me Diaz.

Tarifa e supozuar për Milanin për Diaz është 22 milionë euro, por Real Madridi nuk i përmbahet kësaj shifre dhe ka të drejtë të kërkojë më shumë, gjë që ka shumë të ngjarë.

Kjo e lë Milanin në nevojë për një mesfushor kreativ dhe Baldanzi për ta mund të jetë një nënshkrim i zgjuar.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *