Ja tre shenjat që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe

Shumë njerëz nuk mund ta nisin ditën pa kafe. Është një nga pijet më të njohura në botë. Përfitimet e saj janë të shumta, më e rëndësishmja është përmbajtja e lartë e acideve klorogjenike antioksidante (polifenole). Përveç kësaj, përmirëson humorin, rrit performancën duke rritur qëndrueshmërinë.

Gjithashtu ka një efekt pozitiv në rregullimin e peshës trupore, mbron nga kanceri, diabeti i tipit 2 dhe Parkinson si dhe është i mirë për zemrën. Por duhet konsumuar me masë, përndryshe mund të ketë efekte anësore në organizëm.

Përveç problemeve me gjumin dhe nervozizmit, këto janë tre simptoma të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë:

Dhimbje koke

Një nga simptomat më të zakonshme të pirjes së tepërt të kafesë është dhimbja e shpeshtë e kokës. E njëjta gjë mund të ndodhë nëse pini shumë kafe dhe ndaloni papritur.

Aciditeti

Kafja e tepërt mund t’ju bëjë nervoz dhe të ndiheni sikur po acaroheni nga gjëja më e vogël.

Diureza e rritur

Kjo ndodh sepse kafeina ka edhe veti diuretike ndaj na dërgon më shpesh në tualet. E njëjta gjë vlen edhe për çajin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *