Mesfushori anglez pohoi se Kevin De Bruyne është i qetë në seancat stërvitore, ndërsa sulmuesi Erling Haaland është ai që qëndron më gjatë në dush.
Ai kishte dhënë më parë një pasqyrë të qasjes së disiplinuar të golashënuesit më të mirë Haaland, duke mbrojtur stilin e tij të jetesës në ambjentet e punës.
Duke folur për Daily Mail, kur u pyet se kush është më i qetë në stërvitje, Grealish tha: “Kev. Ai është i qetë në stërvitje”.
Ai gjithashtu pohoi se mesfushori spanjoll Rodri është lojtari i veshur më keq në skuadër ndërsa komplimentoi Kyle Walker si yllin e veshur më mirë të Manchester Cityt. Grealish e konsideron veten si kërcimtarin më të keq, ndërsa John Stones, sipas tij, është kërcimtari më i mirë në dhomën e zhveshjes.
Skuadra e Pep Guardiolës do të shihet më pas në aksion të shtunën kur do të përballet me Leeds United në një ndeshje vendimtare në Premier League.