Një jaht është përmbytur në Vlorë gjatë orëve të para të kësaj të marte, ku ndodheshin 4 turistë italianë, përfshirë një fëmijë.
Mësohet se jahti është përplasur me disa shkëmbinj nënujorë në afërsi të Zvërnecit, ku fatmirësisht është shmangur tragjedia nga ndërhyrja që kanë bërë rojet bregdetare.
Sakaq, një nga turistët ka treguar se ishin nisur nga Sllovenia dhe gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.
“Skafi nuk kishte asgjë. U nisëm nga Sllovenia. Udhëtuam në gjithë Kroacinë, Malin e Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe nuk patëm asnjë problem. Pastaj në orën 04:30 të mëngjesit ndodhi incidenti në brigjet e Shqipërisë. Shkëmbinjtë duhen sinjalizuar, për fat të keq nuk ishin sinjalizuar dhe u goditëm. Por për fat të mirë nuk vdiqëm, u përmbyt varka. Ishim 4 persona, përfshirë një fëmijë”, tha turisti italian.