Jalë/ Përfshihet nga flakët godina; përdorej gjatë verës nga të rinjtë e LRI-së

Një objekt një katsh është përfshirë nga flakët në Jalë të Himarës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dëmet materiale janë të shumta, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar . Sipas informacionit paraprak nga Shërbimi zjarrfikës në Himarë, shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.

Objekti përdoret nga Partia e Lirisë gjatë verëssi kamp veror për të rinjtë. Godina që shërbente si kuzhinë, bar, restorant dhe 4 dhoma hoteli ndodhet në Jalë, shumë pranë shëtitores së saj. Zjarri ka përfshirë të katër dhomat që shërbenin si hotel, ndërsa janë shkrumbuar të gjitha pajisjet elektrike.

Efektivët zjarrfikës kanë mundur  të lokalizojnë e më pas të shuajnë flakët.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *