Ambasadorja e SHBA-së, ka qenë e pranishme këtë të dielë në ceremoninë e përurimit të restaurimit të Kullës në kalanë e Pezës
Kim gjatë fjalimit të saj ka dhënë mesazhe të forta për brezin e ri në Shqipëri, për të parë nga e ardhmja, duke nënvizuar fortë mbështetjen amerikane në këtë proces.
Sakaq, ambasadorja ka kujtuar edhe heroin tonë kombëtar, Skënderbeun, ndërsa pohoi se ajo ishte admiruese e tij.
“Ju falënderoj që jeni mbledhur këtu. Vlerësoj anëtarët e komunitetit që e mundësuan këtë projekt. Në fakt kjo është një ditë e veçantë, që shënon javën e Kulturës amerikane që do ta përdorim për të festuar 100-vjetorine vendosjes së lidhjes mes SHBA dhe Shqipërisë. Kjo javë nënkupton shumë aktivitete, koncerte, dhe aktivitete kulinare, por pas gjithë këtyre aktiviteteve, nëse kishte pikënisje, donim ta nisnim që këtu”, tha Kim.