Anjeza, një grua shqiptare, e cila bashkëjeton me një të moshuar italian pretendon se ai e tradhton. Për këtë, çifti është përballur në rubrikën “Shihemi në gjyq”.
Alfredo është italian, 72-vjeç dhe ka dy fëmijë me Anjezën.
Por si është zbuluar tradhtia?
Anjeza e ka zbuluar gjatë një vizite në Shqipëri për pushime së bashku me fëmijët kur donte të hynte në apartamentin e tyre në Kavajë, por nuk mundi.Shtëpia e tyre në Kavajë nuk figuron më në emrin e Alfredos, por të motrës së një shoku të tij shqiptar.
Ndërkohë Anjeza, e zemëruar dhe e lënduar, në njëfarë mënyre, i përmend Alfredos detajin e moshës mes tyre, pasi ai është 72 vjeç.
Anjeza: Pas 15 vitesh gjej diçka që më ka prekur shumë, si në shpirt edhe në jetë: tradhtinë. Nuk e prisja këtë gjë.
Alfredo: Po kur ka ndodhur kjo gjë? Kur ka ndodhur? Kur të kam tradhtuar unë ty?
Anjeza: Unë kam prova…
Alfredo: Cilat prova?
Anjeza: Do të hyja në shtëpinë time dhe gjej një tjetër.
Alfredo: Do t’i shohim këto prova.
Anjeza: Është shumë e rëndë.
Alfredo: Nuk ekziston kjo gjë.
Anjeza: Jam nënë e dy fëmijëve, kam djalin dy vjeç, të voglin pesë vjeç. Më ke tradhtuar! 15 vjet bashkë! Për mua nuk është e lehtë nëse s’të lë t’i shohësh fëmijët, jo, nuk e lejoj.
Alfredo: Ka dy muaj që unë nuk i takoj fëmijët, më ke lënë jashtë dhe jam sëmurë. Për asgjë!
Anjeza: Le fëmijën tënd, nusen tënde për t’ia dhënë asaj shtëpinë. Ça është kjo? Unë si duhet të ndjehem?
Alfredo: Më kanë mashtruar!
Anjeza: Më fal, unë si duhet të ndjehem si femër? Më thuaj, si duhet të ndjehem? Jam akoma e re, mund ta bëja unë, jo ti.
Alfredo: Nuk të kuptoj, kemi qenë 15 vite bashkë. Njëri më i bukur se tjetri fëmijët që kemi bërë dhe ti nuk më njohe mua?
Anjeza: Ti ku arrite? Pse më bëre të të sjell këtu? Pse e bëre veten ti? Pse duhet të marr unë fëmijët dhe të nisem? Ti duhet t’i sistemoje gjërat para që unë t’i zbuloja.
Alfredo: Unë tani e zbulova, tani. Çfarë po më thua?/TvKlan