Shqipëria arriti një fitore në miqësoren e fundit të këtij viti përballë Armenisë. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i Kombëtares, Edi Reja, u shpreh se kjo mund të mos jetë ndeshja e tij e fundit dhe se gjithashtu është i lumtur me paraqitjen e skuadrës.
Ndeshja? Nuk e di sepse duhet të shikojmë golin. Jam i lumtur për fitoren. Kemi bërë një punë të mirë dhe kemi treguar shumë temperament. Jam i kënaqur për këtë rezultat por dhe për paraqitjen me Italinë. Kur bën ndeshje të mira dhe tregon këtë lloj temperamenti mund të arrish të bësh gjëra të mëdha. Jam apo nuk jam unë në të ardhmen ky duhet të jetë temperamenti i Shqipërisë.
Lojtarët e afruar? Sa i përket lojtarëve të kampionatit, unë i kam ndjekur jo vetëm në ndeshjet me Arabinë dhe Katarin, por edhe në rastet kur nuk kam patur mundësi live nga televizori. Unë kam dëshirë që të bëj seleksionime një herë në muaj për këta lojtarë. Nuk e di në rast se do të jem unë apo një tjetër, por ai që do të jetë ka tavolinën plot dhe zgjedhjet i ka të shumta. Nuk e di në rast se do të jem unë, por unë e di se ku duhet të bëj ndërhyrjet e duhura.
Kush është i gatshëm për në mars? Ka disa lojtarë interesant, si Skuka që ka treguar shumë cilësi. Hadroj ka shumë dinamikë por duhet punuar teknikisht. Është dhe Bitri që ka mundësi të jetë me kombëtaren. Cara dhe shumë të tjerë duhet të vijojnë të punojnë, pasi mundësitë i kanë dhe aftësitë janë të mira.
Goli i parë? Sigurisht, kur punon dhe ke kohë për të punuar ke mundësi të bësh gjëra të tilla. Por ka disa lojtarë që dhe i harrojnë ato që bëjnë në stërvitje. Kemi pasur mundësinë që të punojmë për 15 ditë me këtë grup, dhe kur ke mundësi për të folur dhe punuar arrihen shumë gjëra të tilla. Lojtarët janë të mirë dhe aftësitë nuk mungojnë, ky grup mundet të arrijë shumë.