“Jam e martuar, por bëj seks me burra të tjerë!”/ 31-vjeçarja kërkon të ngelë shtatzënë me çdo kusht

Disa çifte e kanë të vështirë të bëhen prindër për shkak të problemeve të ndryshme që mund të kenë partnerët. Diçka e tillë i ka ndodhur një 31-vjeçareje, e cila dëshiron të bëhet nënë.

Sipas rrëfimit të saj për “Dear Deidre” të “The Sun”,  ajo ka nisur të kryejë marrëdhënie seksuale me burra të tjerë, të panjohur, të cilët janë të ngjashëm me paraqitjen e bashkëshortit të saj. Ja rrëfimi i plotë:

“Që kur takova burrin tim gjashtë vjet më parë, e dija se ai ishte një njeri familjar dhe mezi prisja të bënim një fëmijë. Por pas tre vitesh përpjekje, kam filluar të fle me të huajt me shpresën se do të mbetem shtatzënë.

Ne të dy jemi 31 vjeç. Të mos pasurit fëmijë është diçka e mjerueshme. Ai nuk e di se çfarë po bëj dhe do të mërzitej shumë nëse e merr vesh. Deri më tani kam fjetur me katër të panjohur.

Unë përpiqem të shkoj tek burrat që janë të ngjashëm në pamje me burrin tim-me lartësi të mesme, sportistë, me sy blu dhe me flokë të errët.

Pas një viti e gjysmë përpjekjesh me burrin tim, unë sugjerova që të shkonim tek mjeku. Por ai më tha se nëse duam të jemi prindër, kjo do të ndodhë dhe se thjesht duhet të përpiqemi më shumë.

Ai është shumë krenar dhe e di që po lufton me këtë situatë. Gjërat nuk janë më njëlloj midis nesh. Megjithatë ai ende kërkon që ne të bëjmë seks që të bëhemi me një fëmijë.

Ai vazhdimisht më pyet se si e kam ciklin menstrual dhe këmbëngul që të shtrihem me shpinë me gjunjët lart për 20 minuta pas seksit. Unë nuk dua ta humbas atë, por jam e shqetësuar për të ardhmen e marrëdhënies sonë nëse nuk mund të mbetem shtatzënë”.

“Dear Deidre” thotë:

“Sfidat mbi pjellorinë mund të jenë të vështira për burrat, të cilët shpesh mendojnë se burrëria e tyre kërcënohet në këto raste. Edhe nëse ai ka probleme, ka shumë mundësi për të dy që të lindi një fëmijë të shëndetshëm.

Sigurisht, çdo infertilitet mund të mos shkaktohet nga burri juaj. Një e treta e problemeve të fertilitetit burojnë nga meshkujt, një e treta tek femrat dhe një e treta janë të pashpjegueshme.

Ndërsa të dy dëshironi të bëheni prindër, mënyra më e mirë do të ishte të shkoni së bashku tek një mjek specialist. Ai mund t’ju ndihmojë për të gjetur një zgjidhje dhe mund t’ju bëjë të ballafaqoheni me çdo problem që mund të lindë gjatë rrugëtimit tuaj.

Unë e kuptoj që doni shumë të bëheni nënë, por të flini me të huajt është një shenjë jo e mirë. Ju mund të infektoheni me sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe t’ia kaloni atë fëmijës që do të keni në të ardhmen.

Flisni me bashkëshortin tuaj dhe sqaroni çfarë po ndodh në të vërtetë me marrëdhënien tuaj”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *