“Jam e mpirë”, Dafina flet për gjendjen e saj shëndetësore, çfarë po ndodh me të?

Me ardhjen e verës duket se kanë filluar edhe ‘ankesat’ e këngëtarëve shqiptarë.

Edhe pse VIP-at ‘mbulohen’ me para nga koncertet që ato zhvillojnë gjatë kësaj periudhe, lodhja e tyre i kalon kufinjtë.

Ka qenë pikërisht këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila ka ndarë me ndjekësit gjendjen e saj momentale.

Ajo ka treguar se gjatë dy ditëve të fundit ka bërë vetëm dy orë gjumë, për shkak të xhirimeve të klipit të ri dhe koncerteve të shumta që Dafina po mban.

“Dita e dytë e xhirimeve, dy ditë, gjashtë orë gjumë. Duke xhiruar videoklip, pastaj duke performuar në klube. Nuk e di se si sytë e mi janë akoma të hapur. Në këtë pikë jam e mpirë”, ka shkruar Dafina krahas një videoje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *