Kim Kardashian rikthehet sërish në qendër të vëmendjes. Ajo ka komentuar sjelljet e Kanye West dhe theksoi se është mjaft e lodhur nga ngjarjet e fundit. Kim, Khloe dhe Kendall kanë qenë duke konsumuar drekën teksa po flisnin për një sharje të Ye më herët.
“Është rraskapitëse, sot jam thjesht e rraskapitur”, tha ndër të tjera Kim. “Kanye postoi se nuk mund t’i shoh fëmijët. Nuk duroj dot më. Por unë nuk dua që kjo gjë të përflitet ende kaq shumë në internet”, vijoi më pas Kim.
Kim Kardashian ka folur pa doreza për jetën e saj seksuale me Pete Davidson, ndonëse kanë disa muaj që janë ndarë. Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, ajo u takua me gjyshen e saj Mary Jo “MJ” Shannon, nënën e Kris Jenner dhe motrën Khloé Kardashian, ku tregoi për herën kur kishte kryer marrëdhënie me Pete në një hotel në Los Anxheles.
Deri këtu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Interesant ishte vendi dhe arsyeja pse ish-çifti kishin kryer marrëdhënie atëherë.
“E dini çfarë është kaq e çmendur?” -iu drejtua ajo gjyshes. “Pete dhe unë ishim duke qëndruar në hotelin Beverly Hills dhe ishim ulur para oxhakut, duke folur për orë të tëra dhe unë thashë: “Gjyshja ime më ka thënë që vërtet jeton jetën kur bën seks përpara oxhakut dhe kështu bëmë seks para oxhakut për nderin tënd”. “E di që është vërtet rrëqethëse”, shtoi ajo duke qeshur.