Legjenda e njohur e futbollit, Iker Casillas shokoi mbarë botën sot, teksa në një postim në Twitter shkruante se ishte homoseksual.
Casillas ka publikuar sërish diçka në rrjetet e tij sociale, ku bën me dije se llogaria e tij ishte e vjedhur, duke lënë të kuptohet se asgjë e shkruar paradite nuk është e vërtetë.
“Llogari e hakuar. Për fat të mirë çdo gjë në rregull. Ju kërkoj ndjesë të gjithë ndjekësve të mi. Dhe sigurisht, më shumë falje komunitetit LGBT” – Shkruan Casillas.
“Shpresoj të më respektoni, jam homoseksual” – ishin fjalët që tronditën opinionin publik sot.