“Jam i afërmi i …” Zbardhet skema e mashtrimit përmes ‘Telegram’

Shtetasi Florian Gjergji, është shpallur tashmë në kërkim si organizatori i skemës së mashtrimit të dy biznesmenëve. Mësohet se ai u prezantohej ‘viktimave’ si i afërm i një politikani, emri i të cilit nuk është bërë ende me dije.

Gjergji pretendonte se ishte zyrtar i lartë në shtet dhe në këmbim të parave u premtonte favore apo ndikim në shtet në lidhje me bizneset. Komunikimin me biznesmenët e bënte përmes platformës ‘Telegram’.

Ndërsa detyrën e terrenit, Gjergji ua kishte besuar babë e bir, Bedri dhe Albert Vodha, të cilët u vunë sot në pranga. Dyshja paraqiteshin tek biznesmenët për tu marrë atyre paratë për të cilët ishte dakortësuar vetë Gjergji. Më pas, bëhej ndarja e parave mes tyre.

Grupi u zbulua gjatë një tentative për t’i marrë 100 mijë euro një biznesmeni.

(Emrat) Tentuan t’i merrnin 100 mijë euro një biznesmeni, me anë të mashtrimit; arrestohen babë e bir


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *