Ish-zv/Kryeministri Arben Ahmetaj, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ ka folur rreth akuzave për inceneratorët, që po hetohen nga SPAK. Ahmetaj hodhi poshtë të gjitha pretendimet se ka të bëjë me këtë çështje pasi ato që ai ka firmosur nuk kanë prodhuar asnjë vendim qeverie.
“Unë se di ku është Mirel Mërti. Kjo letër nuk krijoi kurrë vendim qeverie. Ky është nul. E ka gjykuar SPAK. Nga ana juridike është nul. Unë po të them se kjo letër është nul nga ana juridike. Por edhe nëse do kishte krijuar, nuk është pjesë e procedurës. Nëse do dalim për populizëm, është e thjesht, Unë mund të ngjajë si ndonjë personazh filmi. Kjo letër është nul, pasi nuk ka prodhuar vendim qeveri, pra nuk ka të bëjë me procedurën. Pra Arben Ahmetaj s’ka qenë pjesë e procedurës te Inceneratori i Elbasanit, as i Tiranës dhe as i Fierit”, tha Ahmetaj.