Një histori e dhimbshme familjare është rrëfyer në emisionin “Ka Një Mesazh Për Ty”, ku në pesë vitet e fundit, familja e Elsës ka pësuar tre humbje të mëdha, kjo pasi vëllezërit e saj kanë ndërruar jetë.
Lidhur me këtë ajo ka ftuar nënën e saj, Bajamen në emision.
Sakaq, Elsa mendon se nuk ka asnjë arsye më për të vizituar Shqipërinë, pasi saherë që ka ardhur për të ka qenë një fatkeqësi.
Ndërkohë, pas tre vitesh mungesë dhe pa parë nënën si shkak i ngjarjeve të forta, ajo ka shprehur dëshirën për t’i dhuruar asaj sadopak buzëqeshje.
Biseda në studio:
Elsa: Mami, kam 3 vjet pa të parë dhe sa herë që mblidheshim si familje, mblidheshim vetëm për hidhërime, ti e di këtë.
Bajame:
E di. Elsa: Hidhërimi i parë ishte i babit, pastaj i Timit tonë të shtrenjtë, pastaj i Benit, me Ardin nuk erdha dot, s’pata mundësi. U mundova të të dërgoj një mesazh që të të gëzoj dhe të ëmbëlsoj pak zemrën tënde.
Bajame: Të më heqësh stresin.
Elsa: Bravo. Dhe më mungon se kam 3 vjet pa të parë. Mund të flasim për ditë, po ai kontakti
Bajame: Ajo i ndez zemrën e nënës më shumë. Sa e fik, unë lotoj.
Elsa: E di. Tani mbeti vetëm Leksi, e shikojmë të gjithë vëllanë e vogël në dritë të syrit.
Bajame: Unë bëhem më e fortë kur ju më jepni kurajë. Kemi ardhur të lumturohemi, janë vetëm lot gëzimi.
Elsa: Jeta vazhdon, po mundohem të mos qaj se do më thoni qaj vetëm për halle, por lotët janë dhe emocione, njeriu qan edhe për gëzim. Jam lodhur nga të qarët dhe dua të mbaj veten.
Ardit Gjebrea: Të buzëqeshësh.
Elsa: Më duket se më shkon më shumë e buzëqeshura se sa lotët.