Një 37-vjeçare me profesion mësuese para shtatë vitesh u zhvendos për në SHBA. Ajo ka hequr dorë nga profesioni pasi nuk paguhej dhe zgjodhi të bëhej modele seksi.
Monica Huldt ka rrëfyer për mediat se tanimë ndihet mjaft mirë me atë që bën dhe se kolegët dhe ish-nxënësit blenë fotot dhe videot e saj.
“Në fillim kisha ndjenja të çuditshme, por tani nuk më intereson më. Ish-nxënësit janë mbi 18 vjeç dhe mund të bëjnë ç’të duan me jetën e tyre. Madje disa nga ish-nxënësit kanë nisur të më shkruajnë në Instagram. Të njëjtën gjë kanë bërë dhe ish-kolegët e mi. Nxënësit më shkruajnë që jam një mësuese shumë e “nxehtë”, tha 37-vjeçarja.
Më tej ajo shtoi:
“Fillimisht kisha dëshirë të bëhesha arkeologe, sepse e dua historinë. Por më pas u bëra mësuese e historisë. Tani ndihem mirë me atë që bëj, fitoj mirë dhe kjo mjafton”.
/Priza.al/