Kryeministri Edi Rama ka dhënë një vlerësim për veten e tij. Në një bashkëbisedim në qendrën “De Balie” në Amsterdam, Rama thotë se është kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave. I pyetur nëse kjo është me rëndësi për të, kreu i qeverisë thotë se të paktën në një gjë, duhet të jetë numër një në botë.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Nuk ka të bëjë me se çfarë preferoj unë, unë jam kryeministri më i mirë mes artistëve dhe artisti më i mirë mes kryeministrave, unë jam numër një në botë në këtë gjë.
A është e rëndësishme
Edi Rama: Në një mënyrë apo në një tjetër, të pëlqen të jesh numri një, si ai që fitoi maratonën e që ishte i vetmi në garë, kemi shumë raste të tilla. Mendoj se ka lidhje me mënyrën se si na ka ardhur jeta. Ju më thatë meshumë mirësjellje se kur nisa këtë karrierë kisha të gjitha flokët e mi, i kisha të zeza, kisha dhëmbët natyralë, tani jo më. Më vjen keq që po ndaj disa detaje intime me ju.