I ftuar në ‘Zonë e Lirë’ ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, ka folur ndër të tjera edhe për karrierën e tij disa-vjeçare në politikën e vendit. I pyetur nëse ka frikë nga hetimet e SPAK, Berisha është përgjigjur mjaft spontanisht.
Ai ka thënë se është i hapur për çdo lloj hetimi mbi tokë. Ai ka thënë se është e vështirë të ecet para me prova të sajuara sepse ato kthehen në bumerang.
Keni frikë nga SPAK? Jam i hapur për çdo lloj vendimi dhe hetimi mbi tokë. Ka një problem aty. Nëse ecën me prova të sajuara të kthehen në bumerang. Provat kalojnë në filtra të ndryshëm. Më prova të sajuara është vështirë.
/Priza.al/