Aktori britanik Daniel Craig, i njohur në mbarë botën për rolin e “James Bond”, ka mbledhur mbi 100 milionë paund për të prekurit nga tërmeti katastrofik i rënë në Turqi.
Shumë emra të njohur të të gjithë botën morën iniciativa për t’i ardhur në ndihmë Turqisë dhe Sirisë pas dëmeve apokaliptike që shkaktuan lëkundjet. Një prej tyre ishte edhe aktori i njohur “Agjenti 007”.
Craig bëri një video-konferencë me anë të së cilës u bënte thirrje qytetarëve dhe fansave të tij që të dhuronin para për viktimat e tërmetit e 6 shkurtit.
Falë nismës që mblodhi së bashku 15 organizata bamirësie në Angli, shuma e donacioneve të mbledhura i kaloi 101 milionë paundët. Aktori i njohur falënderoi të gjithë ata që kontribuan.