Ndryshe nga një vit me parë kur partitë politike ishin nën ethet elektorale këtë vit aktorët e teatrit politik do përballen me pasojat e veprimeve te tyre. I pari është Ilir Meta. Më 18 Janar shtatë gjyqtarët kushtetutes do marrin ne dorë fatin e tij. Nje vendimmarrje e kësaj gjykate pro vendimit te Kuvendit mund të shënojë edhe precedentin e parë të shkarkimit të një Presidenti.
I shkarkuar apo jo nga Gjykata një gjë është e sigurtë, Ilir Meta do rikthehet shume shpejt në arenën politike, pasi më 24 Korrik 2022 mandati i tij si President përfundon natyralisht.
Nëse kreu i shtetit ka hesape me drejtesine kushtetuese, lidershipi demokrat e ka me antetaresine, tashmë e ndare në dy kampe. Paralelisht beteja zhvillohet edhe ne gjykate për logon, vulen dhe statutin e partise.
Sali Berisha i ka lënë afat deri me 5 Janar Lulzim Bashës, që ti lirojë zyrën e kryetarit duke e kercenuar publikisht se oborri i selisë në skadim te ultimatumit do mbushet me 43 mijë demokrate, ndërsa vetë ka deklaruar se do të shkojë në 8 janar në seli.
Paralajmërimet e paraardhësit nuk e kane trembur Lulzim Bashen, i cili si kryetar i opozites ka kërkuar vijim te aksionit opozitar permes zgjatjes se afateve të dy Komisioneve Hetimore. Beteja parlamentare nis me cështjet e lëna pezull që duket se kushtezojnë njera tjetren. Socialistet kërkojë votat e opozites për zgjatjen e mandateve të organeve te vettingut, ndërsa demokratët kembengulin ne miratimin e tri nismave kushtetuese: vettingu ne politike, reformë territoriale dhe zgjedhore.
Kompromisi apo jo për këto ceshtje mund ti japë përgjigje enigmës sesi do të zgjidhet pasuesi i Ilir Metës, me konsensus apo shumica për herë të parë pas 15 vitesh do zgjedhë një socialist në krye te shtetit. Ai qe pritet te këte nje vit të qetë politik duket se eshte Edi Rama ku të vetmen sfidë që ka janë vakancat në 6 Bashki, rezultati i të cilave duket se e favorizon me një opozitë të përcarë dhe pa rival të fortë.