“Janë akoma si Liza në botën e çudirave”/ Banorët e rinj shkaktojnë pakënaqësi brenda shtëpisë ‘BBV’

Gjatë spektaklit të javës së kaluar, brenda shtëpisë së ‘Big Brother Vip’ u bënë pjesë pesë banorë të rinj.

Bëhet fjalë për moderatoren Egzona Rafuna, e cila prej vitesh punon në Radio Televizionin e Kosovës, koreografin e njohur Tan Brama, Elton Merja, balerin dhe koreograf, këngëtaren e njohur Xheisara si dhe tenisti Arbër Sulstarova.

Sot gjatë orarit të drekës Dj Dagz, Einxhel dhe Monika kanë qenë të ulur jashtë në oborr duke diskutuar.

Einxhel është shprehur duke thënë: “Këta banorët e rinj si shumë ankesa kanë. Edhe për dritat u ankuan?”.

Monika: “Ata janë akoma si Liza në botën e çudirave, prit sa të kalojë java e parë”.

Megjithatë, nga ana tjetër dy vajzat, Egzona dhe Xheisara shihen më të afërta me njëra-tjetrën se sa me pjesën tjetër të banorëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *