Disa të helmuar nga gazi lotsjellës, shërbimi shëndetësor hyn brenda godinës! Ja deklarata e vajzës së deputetit të PD-së

RENEA dhe FNSH kanë larguar nga selia e Partisë Demokratike të gjithë mbështetësit e Sali Berishës. Pas largimit të tyre në godinë ka mbërritur shërbimi shëndetësor.

Mësohet se ambulancat kanë shkuar për t’iu ofruar shërbimin shëndetësor personave që ndodhen brenda dhe që janë lënduar nga gazi lotsjellës, por edhe nga gurët e hedhur nga protestuesit.

Vajza e një prej deputetëve të PD-së, Kasem Mahmutaj ka deklaruar se: “Babi im, bashkë me kolegë të tjerë deputetë janë bllokuar në një prej kateve të godinës së PD. Janë keq, pasi janë helmuar nga gazi lotsjellës”.

Ajo tha se babai i saj ndodhet brenda ambienteve të PD-së, ndërsa e kanë të pamundur që të dalin jashtë ambienteve të selisë.

Protestuesit krijuan një situatë kaotike në PD, teksa shkatërruan e thyen gjithçka, në tentativë për të hyrë brenda.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *