“Janë kudo” Autoritetet belge: Mafia shqiptare ‘konkurron’ fort me atë marokene

Aktivitetet e jashtëligjshme të shqiptarëve ishin edhe njëherë tjetër në shënjestër të mediave të huaja.

Drejtori i Policisë Gjyqësore Federale të Lièges në Belgjikë pohoi se mafia shqiptare “është në pozitë të barabartë në Belgjikë” me mafian marokene.

“Sot ajo (mafia shqiptare) është në top 3, me organizatat Belgo-Holandeze dhe Marokene”, pohon komisari, duke shtuar se; “Klanet kriminale janë në një fushë loje të barabartë. Ata janë kudo në Belgjikë dhe në botë, dhe në veçanti në Bruksel dhe Ëallonia, shumë në Liège. Ka baronë të strehuar në Dubai ku ata tërheqin fijet”.

Këto deklarata pasojnë fill pas çmontimit nga policia e Liezhit të një rrjeti të gjerë trafiku kokaine dhe kanabisi ku përfshiheshin klane të mafias shqiptare. Në total u arrestuan 18 persona.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *