Dashamirët e ëmbëlsirave do t’ju thonë se janë “të çmendur” për çokollatën pasi i qetëson kur janë të stresuar, u ngre humorin dhe u jep një ndjenjë të fortë kënaqësie pas konsumimit. Ekspertë të shumtë kanë konfirmuar se vërtet ekziston ushqimi që shkakton varësi në trupin tonë dhe ja më i rrezikshmi…
Psikologët nga Universiteti i Michiganit dhe “Virginia Tech” renditën disa ushqime që krijojnë varësi dhe rezultatet e këtij studimi u publikuan në revistën “Addiction”. Sipas mendimit të tyre, ushqimi shumë i përpunuar që përmban aditivë krijon varësi po aq sa edhe cigaret dhe duhani.
Kështu ata veçuan disa ushqime që ju bëjnë praktikisht të ndjeni një krizë abstinence kur nuk i merrni, konkretisht: patate të skuqura, akullore, copa pule dhe ëmbëlsira. Shkencëtarët erdhën në këto rezultate bazuar në kriteret e përdorura në vlerësimin e varësisë nga duhani.
Konsumimi i rregullt i ushqimeve të pashëndetshme dhe të përpunuara mund të çojë në mbingrënie kompulsive, sepse ushqime të tilla, si nikotina, ndikojnë në disponimin dhe shëndetin e përgjithshëm.